Banka Boterore financon 7 mln € per sistemin e vaditjes ne Roskovec

Banka Boterore financon 7 mln € per sistemin e vaditjes ne Roskovec

815
SHPËRNDAJE

Rreth 7 milion euro eshte fondi i financimit qe Banka Boterore ka akorduar per sistemin e vaditjes ne Bashkine Roskovec. Keshilli i bashkise Roskovec ka miratuar me votat e te gjithe antarve te keshillit edhe te opozites kete projekt madhor qe do te siguroje jo vetem ujitjen per mijra fermere te kesaj zone por edhw per te rritur prodhimin bujqesore per kete zone.Kryetarja e Bashkise Roskovec MAJLINDA BUFI ka marre pjese ne kete mbledhje keshilli duke i dhene nje rendesi te vecante ketij projekti si dhe projekteve te tjera per miratim nga keshilli jo vetem nga vlera financiare por edhe per rendesine qe do sjellin per zhvillimin ne te ardhen e kesaj zone.Pervec projektit te BB per ujitjen,Bashkia Roskovec dhe keshilli bashkiak kane mirepritur celjen e financimit nga qeveria shqiptare me nje vlere prej 53 milion leke te reja per unazen e qytetit te Roskovecit qe do te nise se shpejti zbatimin ne terren duke zgjidhur perfundimisht jo vetem levizjen e lire te mjeteve por edhe nje trafiku te kontrolluar ne qytet.Nje moment tjeter i rendesishem per komunitetin e Roskovecit mbetet infrastruktura rrugore,ndertimi i kopeshteve qendrave shendetesore ,sistemit te kanalizimeve etj Per kete qellim Bashkia Roskovec dhe keshilli bashkiak kane gjetur serish konsensus duke miratuar nje fond financimi prej 90 milion leke te reja te cilat jane ndare ne 9 projekte dhe shperndarje ne te gjitha njesite administrative te Bashkise Roskovec. Gjithashtu keshilli i bashkise ka kaluar per miratim edhe studimin e planit urbanistik te 3 blloqeve te banimit te qytetit te Roskovecit , nje studim qe i orienton ne fushene ndertimin te ardhmen e ketij qyteti dhe per te cilen bashkia do aplikoj ne FZHR per te nisur edhe zbatimin

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.