Avokat Ngjela: Ka dhënë dorëheqjen Rama apo ministrat?

Avokat Ngjela: Ka dhënë dorëheqjen Rama apo ministrat?

47
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela, duke marrë shkas nga situata e krijuar pas shkarkimit të Saimir Tahirit nga Ministria e Brendshme, duke pasur me të tjera lëvizje në qeverinë ‘Rama’, ka bërë një analizë të detajuar mbi klimën politike në vend.

Në një postim në ‘Facebook’ Ngjela ngreh disa pyetje, që nga fakti nëse ka dhënë Rama dorëheqje apo ministrat, deri tek dilema se çfarë do të ndodh më pas.

 
NGA: SPARTAK NGJELA

Ka dhënë dorëheqjen Rama apo një sërë ministrash?

Ne fakt duhet të ketë dhënë dorëheqjen qeveria Rama.

Po pas kesaj çfarë do të ndodhë?

Pas kesaj mbetet zbuluar Saliu për vetingun. Do të shkojë në Parlament të votojë vetingun.

Vetingu sigurisht që është për Shqipërinë dhe shqiptarët më me rendesi se qeveria Rama.

Saliu e mendoi qeverinë Rama kusht për revolta qe t’i shpëtonte vetingut, se e paravendosi Ramën të çoroditur që s’jep dorëheqjen si ai vetë në vitin 1997.

Rama duhet të zgjedhe vetingun jo qeverinë tre mujore, se vetingu eshte kusht i politikes amerikane.

Pas vetingut, çështjen e moralitetit në Shqipëri e drejtojnë perëndimorët. Fillon pastrimi i korrupsionit. Ne fakt kjo ka qenë frika e Saliut. Por ky është edhe shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve ne të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Nuk ka rëndësi fare qeveria pasardhëse, se ajo do të jetë e gjitha e perëndimorëve që do të vënë në shina Reformën në Drejtësi. DHE, disa muaj janë të mjaftë.

Vetingu tani behet gjë e sigurt, dhe Reforma fillon. Kurse hetimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar do ta ndjekë FBI dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Hetim patjetër i paanshme.
Te akuzuarit do jene shumë. Pastrimi i amoralitetit shqiptar bëhet një gje e sigurt.

Zgjedhjet e radhës nuk kanë më rendësi tani për tani.

Moraliteti shqiptar kerkon një klasë te re plitike.

Kjo do të vijë. Hetimi i FBI – se dhe Byrosë së Hetimit rrafshon përfundimisht krimin në Shqipëri; dhe:

Shqipëria hyn me personalitet ne Bashkimin Europian, dhe shqiptarët fillojnë pas pësqind vjetësh zhvillimin e tyre europian dhe i japin fund varfërisë dhe shemtimit të mbetur nga mesjeta otomane.

Keto ditë shqiptarët presin të ndahen njeherëemire me të keqen.

A do të ndodhe kjo? Unë kam besim se do të ndodhë, ngaqë është kushti i zhvillimit perëndimor të Shqipërisë.

VETINGU e fitoi betejën në Shqipëri.

Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë autorët e kësaj fitoreje që rrokin shqiptarët këto ditë. Shqiptarët do t’iu jenë gjithmonë mirënjohës…

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.