Avioni Solar Impulse 2 fluturon drejt Oklahomës

Avioni Solar Impulse 2 fluturon drejt Oklahomës

42
SHPËRNDAJE

I nisur nga aeroporti Phoenix Googyear i shtetit të Arizonës Avioni Solar Impulse 2, i cili punon me energji diellore, vazhdon fluturimin drejt shtetit Oklahomës.

Avioni Solar Impulse 2, i cili punon me energji diellore, është nisur për të realizuar fluturimin drejt shtetit Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të etapës së 11-të të turneut të dytë përreth globit.

Avioni u ngrit nga aeroporti Phoenix Googyear i shtetit të Arizonës dhe planifikohet të zbresë në aeroportin ndërkombëtar Tulsa të Oklahomës.

Javën e kaluar avioni ishte nisur nga qyteti San-Francisko i Kalifornisë dhe pas një fluturimi 16 orësh ishte ulur me sukses në qytetin Phoenix të shtetit të Arizonës.

Avioni Solar Impulse 2 e ka filluar turin e tij rreth globit nga Abu Dabi më 5 mars dhe ka përfunduar deri tani 10 etapa. Ai pritet që të përshkojë gjithë globin dhe të arrijë në të njëjtën pikë nga ku edhe është nisur në fund të muajit korrik.

Avioni Solar Impulse 2 është versioni i dytë i avionit të dizajnuar 5 vite më parë. Ai peshon 2.3 ton dhe ka një gjerësi krahësh rreth 72 metra. Avioni ka të instaluara mbi vete rreth 17 mijë e 248 copëza furnizuese me energji diellore. Ai mund të fluturojë edhe gjatë natës pasi energjinë diellore të cilën arrin ta përfitojë gjatë ditës ai e depoziton në bateri.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.