Arrestohet ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artuar Zoto

Arrestohet ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artuar Zoto

62
SHPËRNDAJE

Arrestohet pak orë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën ‘arrest me burg’ për akuzën e korrupsionit pasiv.

Zoto akuzohet për marrje ryshfeti në këmbim të tolerimeve në ambjentet e burgut.
Në lidhje me skandalin e tenderave për ushqimet e të burgosurve, më herët është arrestuar edhe zëvendësi i tij, Iljaz Labi, ndërsa fill pas arrestimit të tij, nisën hetimet për Zoton.
Zoto u dorëhoq nga detyra në korrik të vitit 2016-të, ndërsa në letrën e shkarkimit i sqaronte ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Ylli Manjanit se dorëhiqej për arsye personale dhe familjare. Por Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dyshime të forta për implikimin e tij në në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, pas bisedave të përgjuara.
URDHRI 

“Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, i dyshuar për “korrupsion pasiv”, në kuadër të hetimit të nisur pak kohë më parë, ku u arrestua edhe ish-zëvendësi i tij, Iljaz Labi. Urdhri i arrestit është zbatuar nga Policia e Shtetit”, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë.
AKUZA

Zoto që u dorëhoq nga detyra pak kohë më parë, dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zv/drejtori i burgjeve Iljaz Labi. Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto. Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qenë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos. Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-¬arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zvendësit të tij, Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.