Arrestohet 42 vjecari nga Patosi i shpallur ne kerkim 

Arrestohet 42 vjecari nga Patosi i shpallur ne kerkim 

1284
SHPËRNDAJE

Fier!
Policia e Fierit ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për një sër veprash penale.
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Adrian Muhametanj, 42 vjeç, banues në Patos.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 28.10.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 88/1 i Kodit Penal dhe me vendimin e datës 15.06.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkatërrim i rrjetit elektrik” dhe “Vjedhje” parashikuar nga Nenet 156/1 dhe 134/1 të Kodit Penal.
Më datën 17.10.2015 shtetasi Adrian Muhametanj ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale M.N.

Gjithashtu, në fshatin Zharrës ky shtetas ka vjedhur 150 metra tel të linjës së tensionit të lartë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në vendin e quajtur “Autogrili”, në lagjen “1 Maj”, duke drejtuar motorçikletën tip “Dajang”, pa targë, i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.