Arrestohet 27 vjecari nga Fieri, pas aksidentit te djeshem me zetorin ku...

Arrestohet 27 vjecari nga Fieri, pas aksidentit te djeshem me zetorin ku mbeti i vdekur nje i ri 

100
SHPËRNDAJE

Fier 

Speciaslistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

-Sadik Beqiraj, 27 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti”, Fier.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 31.08.2017, ora 05:25, në aksin rrugor Lushnje – Fier, në vëndin e quajtur “Vajkan” duke drejtuar mjetin “Benz” me targa AA 170 HO është përplasur me mjetin tip “Zetor” pa targa që drejtohej nga shtetasi E.B, 25 vjeç, banues në fshatin Imësht, Lushnje, i cili ka nderruar jetë menjëherë.

 

Gjithashtu është dëmtuar pasagjeri i mjetit “Zetor” shtetasi G.H, 40 vjeç, banues në fshatin Imësht, Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.