Arrestohen dy punonjes te burgut Fier

Arrestohen dy punonjes te burgut Fier

2539
SHPËRNDAJE

Fier!
Arrestohen në flagrancë dy punonjës të burgut Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me I.E.V.P. Fier, beri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mëposhtëm:
1.Ledio Pashaj, 21 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier. 

2.Lusiano Rexha, 26 vjeç, banues në Cakran, Fier.(Të dy me detyrë punonjës policie në regjimin e brendshëm të burgut Fier).
Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve që disponoheshin, se këta punonjës fusnin lëndë narkotike brenda tek të denuarit, më datën 20.09.2016, ora 14:15, gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre punonjësve , Neninspektor Ledio Pashaj dhe Lusiano Rexha, në pjesën e fundshpinës i janë gjetur dy paketime të mbështjella me letër celefoni me lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë 11.1 gramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga kontrolli i banesës së shtetasit Lusiano Rexha janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 41 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim, të cilat sipas legjislacionit në fuqi janë të ndaluara me ligj” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.