“Arrest në burg” për ish-kryetarin e Degës Doganore Berat dhe tre doganierë

 “Arrest në burg” për ish-kryetarin e Degës Doganore Berat dhe tre doganierë

413
SHPËRNDAJE

Me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-kryetarin e Degës Doganore Berat dhe tre doganierë në detyrë, të dyshuar për veprën penale të “Kontrabandës nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Këta shtetas dyshohet se kanë favorizuar një subjekt privat për t’iu shmangur detyrimeve doganore në vlerën rreth 40 milionë lekë, ne disa praktika importi në vitin 2014.
Prokuroria e Beratit e nisi hetimin në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në vitin 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi një kontroll mbi doganën e Beratit, në të cilin u konstatua se kjo degë nuk i është përmbajtur detyrave të lëna nga auditi i Drejtorisë së Përgjithshme, gjë e cila ka sjellë dëm të konsiderueshëm ndaj financave të shtetit.
KLSH dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë e Beratit, e cila zhvilloi hetimet. Deri në këtë fazë të hetimit, në bazë edhe të aktit të ekspertimit, Prokuroria e Beratit ka krijuar dyshime të arsyeshme se dëmi i shkaktuar shtetit për shkak të veprimeve të punonjësve të doganës Berat, llogaritet në vlerën e rreth 40 milionë lekë të reja.
Për këtë arsye, prokuroria Berat kërkoi caktimin e masës “Arrest me burg”, e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit:

1. Evis Plaku, ish-kryetar i degës së doganës, Berat

2. Dhame Xhaballo, doganier, anëtar i grupit të kontrollit.

3. Akion Hysi, doganier, anëtar i grupit të kontrollit.

4. Arben Ulaj, doganier, anëtar i grupit të kontrollit.
Vendimi i gjykatës është ekzekutuar gjatë të shtunës nga ana e forcave të Policisë Berat

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.