Armiqte qe shikon Kryeministri Rama edhe në PS

Armiqte qe shikon Kryeministri Rama edhe në PS

16
SHPËRNDAJE

Edi Rama në një sinqeritet prej halli, improvizimeve telefonike të Arian Çanit i është përgjigjur jo pa nerva. 
Por ajo që ra në sy është faktin që Edi Rama çertifikoi akuzën e mediave ndaj Erion Veliajt se: Shumicën e kohës nuk është në Shqipëri dhe kronikat e lajmeve si punëbërës i madh i ka të montuara.
Pse ky aprovim i Ramës ndaj një konstatimi të “kazanit”, ndaj mediave? Edi Rama pas mbrojtjes që i ka bërë Saimir Tahirit duket qartë se nuk ka më asnjë mbështetje por veç refuzim ndërkombëtar. Dhe dyshimet apo frikërat se tashmë “Lali” mund t’ia punojë pas krahëve për aq kohë sa rri vetëm në avion duket se po e mundojnë. Është fiks koha kur Edi Rama në fundin e tij shikon armiq kudo.
Kjo s’do të thotë se Veliaj është pa ambicie, apo se do ta ndjek Ramën në fundin e vet. Apo më shumë akoma, se i është përbetuar për besnikëri dhe nuk punon për vete. “Rilindja” dhe besnikëria, janë bashkë aq sa toka me qiellin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.