Arkivat e Shqipërisë dhe Turqisë do të shkëmbejnë dokumentet osmane

Arkivat e Shqipërisë dhe Turqisë do të shkëmbejnë dokumentet osmane

39
SHPËRNDAJE

Një delegacion i arkivave turke nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë, Ass. Prof. Ugur Unal është duke realizuare një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar Gjet Ndoj.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Gjet Ndoj dhe Ünal, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare, pas takimit mes tyre kanë organizuar një konferencë të përbashkët për mediat në ambientet e Arkivit të Shtetit të Shqipërisë.

Në konferencën për mediat, Ünal, duke nënvizuar se kanë nisur një bashkëpunim serioz me institucionin homolog, tha se arkivat e dy vendeve janë shumë të rëndësishme.

“Në Turqi ka arkiva të Perandorisë Osmane, por në to nuk ka arkiva vetëm për historinë e Turqisë, por në të njëjtën kohë ka të dhëna të rëndësishme edhe për historinë e Shqipërisë. Faktikisht në të gjitha arkivat e botës ka arkiva për vendet e tjera, por mes dy vendeve tona ka shumë më tepër dokumente. Për shembull në arkivat e Perandorisë Osmane në Turqi vetëm me termin ‘Shqipëri’ ka mbi 100 mijë dokumente. Ashtu sikurse e tha edhe drejtori i Arkivave të Shqipërisë, edhe këtu ka mbi një milion dokumente në lidhje me Perandorinë Osmane”, tha Ünal.

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.