Alket Rizai mbledh ndihma për të shpëtuar nga vdekja vogëlushen greke

Alket Rizai mbledh ndihma për të shpëtuar nga vdekja vogëlushen greke

1457
SHPËRNDAJE

Greqia është mallengjyer nga peripecia e vajzës 8 vjeçe me emrin Evangjelia nga Kreta, e cila po lufton nga nje semundje e rende

Me mijëra njerëz dhanë aq sa mundeshin duke iu përgjigjur thirrjes së familjes së saj për ndihmë ekonomike me qëllim dërgimin e Evangjelisë në një qendër speciale kurimi në Londër.

Midis atyre që u sensibilizuan është edhe i dënuari me burgim përjetë, shqiptari nga Ballshi ,Alket Rizai, i cili mblodhi para nga të gjithë të burgosurit e tjerë, raportojnë sot mediat greke.

Lajmin e bëri të ditur gjyshi i vajzës 8-vjeçare në një intervistë me një televizion lokal. Gjithashtu ai tregoi se i burgosuri Alket Rizai telefonoi të atin e vajzës dhe i tha se mblodhi lekë nga të gjithë të burgosurit për të ndihmuar Evangjelinë.

Rizai gjithashtu kërkoi të merret vendim ministror që të transferohen lekët në mënyrë legale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.