Aeroporti i ri ne Vlore,premtimi i Kryeministrit Rama

Aeroporti i ri ne Vlore,premtimi i Kryeministrit Rama

77
SHPËRNDAJE

Brenda mandatit të dytë qeverisës, ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të jetë një nga prioritetet e qeverisë. Deklaroi kreu I qeverisë Edi Rama gjatë dëgjesës për buxhetin 2018 me qytetarët e Vlorës. Rama tha se brenda 4-vjecarit ambicia është të kemi fluturimin e parë. 

“Aeroporti i Vlorës është prioritet për ne, dhe jemi në proces me Ministrin e Infrastrukturës dhe Ministrin e Financave dhe Ekonomisë për ta nxitur më tutje procesin pasi jemi njohur me masterplanin e përgjithshëm dhe tani presim që të përfundojë projekti për të hyrë pastaj në një fazë të lidhjes së kontratës dhe fillimit të punimeve. Ambicia është që brenda katër vjeçarit të kemi fluturimin e parë por sigurisht kjo është vetëm për momentin një ambicie e bazuar në dëshirën. Jam shumë optimist sidoqoftë”.
Në qarkun e Vlorës do të investohet në disa drejtime.

“Brenda këtij viti përfundon impianti I ujërave të zeza në Ksamil. Duam të zgjerojmë më tutje shërbimet spitalore, do vazhdojmë me projektin e qendrës urbane. Brenda vitit të ardhshëm do të fillojmë rindërtimin e bulevardit Vlorë-Skelë. Do të vijojmë me fazën e dytë të Lungomares në krahun perëndimor, dhe do ta shtrijmë atë deri në pyllin e Sodës. Kemi nisur një projektim të zonës qendrore të portit”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.