A eshte kjo xhamia me e bukur ne Shqiperi?

A eshte kjo xhamia me e bukur ne Shqiperi?

108
SHPËRNDAJE

Xhamia “Riza Bajrami” me 4 minare, që është ndërtuar në zonën rurale mes Plazhit dhe Shkozetit në Durrës, është një objekt kulti, që tërheq vëmendje të madhe të të huajve.

Ka mjaftuar një fotografi e saj e postuar një një faqe të huaj “World Bulletin”, që të mbeten të mrekulluar komentues nga e gjithë bota dhe në një kohë shumë të shkurtër të marrë më shumë se 12 mijë pëlqime dhe qindra komente pozitive.

Megjithëse e ndërtuar në një zonë rurale, investimi i bërë në të flet për një objekt kulti, mjaft tërheqës jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe për kureshtarët. Sipas burimeve pranë komunitetit mysliman, xhamia është një investim i tre vëllezërve Bajramaj.

Ndërkohe që të shumtë janë edhe turistët e huaj dhe vendas që e vizitojnë herë pas herë këtë vend të shejtë të fesë myslimane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.