3 shqiptarë mes te arrestuarve te bandes se kokainës në Itali

3 shqiptarë mes te arrestuarve te bandes se kokainës në Itali

53
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, ndërsa në pranga kanë përfunduar 7 persona, mes tyre dhe shqiptarë. ‘Ansa’ shkruan se hetimi për këtë grup kriminal nisi që para dy vitesh, në 2015-ën, ndërsa anëtarët e saj akuzohen dhe për krime ndaj personave dhe pronave.

Policia e Udines bëri të mundur arrestimin e 3 shqiptarëve; Faton Sinani, 28 vjeç, Agim Kalemaj, 61 vjeç, Adriatik Kalemaj, 35 vjeç dhe 4 të huajve, mes tyre maroken, italian dhe nigerian. Në kuadër të operacionit të koduar “Karavan”, u bë e mundur ekzekutimi pak dite me pare i 7 urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata e Udines, por lajmi eshte bere i ditur vetem sot.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se kjo bandë ka shitur të paktën 3 kg kokainë në qendrën e Udines. Ndërkohë, arrestimi i fundit u bë disa ditë më parë në Padova, ndërsa në banesën e tij janë gjetur dhe 11 mijë euro cash.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.