2 të arrestuar dhe 5 të shoqëruar nga blic i policisë per...

2 të arrestuar dhe 5 të shoqëruar nga blic i policisë per grabitjen e 3.2mln$

55
SHPËRNDAJE

Policia ka 2 autorët e parë të dyshuar të supergrabitjes, të ndodhur më 9 shkurt në rrugën e Rinasit.  Janë arrestuar 2 persona si dhe janë shoqëruar 5 të tjerë gjatë operacionit masiv të zhvilluar sot në Vorë e Prezë.

Që prej paradites së sotme forca të shumta policie kanë nisur kontrollet nga toka dhe ajri. Sipas informacioneve zyrtare, një numër i madh efektivesh kanë kryer kontrolle në banesat dhe bizneset e autorëve të dyshuar të grabitjes. Nuk ka ende emra apo informacione mbi kontrollet në banesa por pritet të publikohen në orët në vijim.

Në deklaratën zyrtare pas grabitjes së ndodhur më 9 shkurt, policia tha se ishin 6-7 autorët e sulmit me armë ndaj dy blindave të një banke të nivelit të dytë, njëri prej të cilëve kishte shumën e parave.
Në pranga u vunë menjëherë pas ngjarjes 5 punonjës të shoqërisë së sigurimit, ndërsa me operacionin e sotëm numri i personave të arrestuar pë ngjarjen shkon në 7.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.