126 vite burg per 9 imamët të akuzuar për rekrutim të luftëtarëve...

126 vite burg per 9 imamët të akuzuar për rekrutim të luftëtarëve te ISIS

24
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me një total prej 126 vitesh burg 9 imamët e vetëshpallur të akuzuar për rekrutim të luftëtarëve për Shtetin Islamik. Dënimet më të rënda Gjykata i dha për tre të akuzuarit kryesorë, për Bujar Hysën 18 vite burg, Genci Ballën 17 vite dhe Gerti Pashjan po 17 vite burg. Më herët Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për secilin. Për 6 të akuzuarit e tjerë, Gjykata dha nga 7 deri në 16 vjet burg, ndërsa caktoi që të dënuarit të vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë. Të pandehurit dhe mbështetësit e tyre vendimin e pritën të ulur, pasi siç janë shprehur edhe gjatë proçesit nuk i njohin Gjykatat,por vetëm ligjet e Allahut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.