Mediat italiane:Droga nga Shqipëria në Sicili,kerkohet arrestimi i Ministrit Tahiri

Mediat italiane:Droga nga Shqipëria në Sicili,kerkohet arrestimi i Ministrit Tahiri

113
SHPËRNDAJE

Mediat italiane kanë pasqyruar zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, ku grupi i narko-trafikikantëve shqiptaro-italian është arrestuar në Siçili dhe po hetohet nga Gjykata e Catanias.

GIORNALE DELA SICILIA SHKRUAN

http://gds.it/2017/10/19/droga-dallalbania-alla-sicilia-nuovo-sequestro-chiesto-larresto-del-ministro-tahiri_743634/

Rreth 4 ton marihuanë u kapën në fshatin Babica të Vlorës në jug të Shqipërisë, nga ana e prokurorit publik për krime të rënda dhe nga njësitë speciale të policisë. Droga, sipas hetuesve, i përkiste grupit të Habilajve, vëllezërit shqiptarë të lidhur me një organizatë kriminale të përbërë nga italianë dhe shqiptare që merreshin me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe trafikun e armëve, grup i çmontuar tri ditë më parë në Catania.

Hetimi në Itali ka përfshirë edhe ish-ministrin shqiptar të Brendshëm Saimir Tahirin, i cili rezulton të jetë një i afërm i Habilajve. Në përgjimet, një nga të arrestuarit në Itali, Moisi Habilaj shpesh përmend emrin e Tahirit, ndërsa duke folur tregon se i ka dhënë atij (30.000 euro), byzylykë disa mijëra euro për gruan e tij dhe nëna e Tahirit. Dhe se Tahiri fitonte në muaj 5 milionë euro.

Tahiri mohoi që kishte “marrëdhënie me kushërinjtë e shkallës së dhjetë”. Ndërkohë, zyra e prokurorisë shqiptare i bëri thirrje parlamentit për të autorizuar arrestimin e Tahirit.

Operacioni i sotëm ka çuar në arrestimin e Armando Kacerrit, 31 vjeç, i dyshuar si anëtar i grupit Habilaj. Policia e gjeti drogën në shtëpinë e tij, ndërsa kapi një varkë “dyshek” që ishte përdorur nga Moisi Habilaj.

Hetimi i kryer në Itali ka shqetësuar politikën shqiptare, me opozitën që bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.