Fier: Vidhnin energjine arrestohen dy persona, nje shpallet ne kerkim

Fier: Vidhnin energjine arrestohen dy persona, nje shpallet ne kerkim

1320
SHPËRNDAJE

Kapen duke vjedhur energji në bizneset e tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 shpallet në kërkim.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Edmond Rrapaj, 39 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “29 Nëntori”, është konstatuar lidhje e paligjsme e energjisë elektrike, që furnizonte marketin e tij.

2.Ilirjan Malushaj, 57 vjeç, banues në Lagjen “15 Tetori” Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në dyqanin e tij në lagjen “15 Tetori”, Fier u konstatua vjedhje e energjisë elektrike nëpërmjet lidhjes së paligjshme.

Gjithashtu u bë shpall në kërkim shtetasi:

-A.N, 44 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier, pasi:

Në lokalin e tij në lagjen “15 Tetori” Fier, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike, ndërhyrje në matësin elektrik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” parashikuar nga Neni 137/2 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.