Të shtëna me armë zjarri,një i plagosur dergohet ne spital

Të shtëna me armë zjarri,një i plagosur dergohet ne spital

1980
SHPËRNDAJE

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tasim Shehu”. Burimet bëjnë me dije se ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti banal ne nje lokal

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.Ende nuk është identifikuar se kush është personi i plagosur. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton ngjarjen

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit

S'KA KOMENTE