Një plagosje me armë zjarri raportohet këtë të premte në rrugën e Kombit.
Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në afërsi të një karburanti.
Njoftimi:
Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.
Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur nautostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirdite pas një konflikti të çastit të shtetasit Martin Prenga. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.
Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.