Të shtëna me armë zjarri në një lokal,një i plagosur dergohet ne...

Të shtëna me armë zjarri në një lokal,një i plagosur dergohet ne Spital

2149
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri në një lokal te Komuna e Parisit në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se një person është plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është identifikuar si Edmond Papaj i cili nuk ka mundur ti mbijetoje plagwve dhe ka nderruar jete ne spital.Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i Policise

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Edmond Papa, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shefi i Komisariarit nr.2  në Tiranë Edmond Pjetri ka folur për gazetarët, në lidhje me vrasjen që tronditi sot Tiranën.

Pjetri tha se një person i paidentifikuar ende ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Edmond Papa, i cili banonte në Sarandë.

Megjithatë ai u tregua i rezervuar sa i takon informacioneve, nëse viktima ka qenë me precedent penal.

“Ngjarja ndodhi në një biznes privat ëshë qëlluar ne drejtim të shtetasit Edmond Papa, banor në Sarandë, ndërroi jetë në spitalin e Trauëms në Tiranë. Policia ka marrë masat për zbardhjen e ngjarjes. Policia është duke hetuar”- tha ai.

S'KA KOMENTE