Të shtëna me armë zjarri ne fshatrat midis Fierit dhe Vlores,...

Të shtëna me armë zjarri ne fshatrat midis Fierit dhe Vlores, policia ne vendngjarje

344
SHPËRNDAJE

Brësheri armësh janë dëgjuar ne mesnate në jug të vendit dhe ka alarmuar policitë e qarqeve të Fierit dhe Vlorës. Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatrat e njësisë administrative Novoselë.

Por breshëria e armëve ka alarmuar edhe Policinë e Fierit ne fshatrat e Ferrasit. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro, por deri tani nuk janë konstatuar gëzhoja të armëve dhe sipas informacioneve të shtenat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.

Patrulla janë ngritur edhe në Fier, ndërsa të dhënat e tyre thonë se të shtënat mund të jenë në Vlorë, ndaj mbetet e paqartë ku pati breshëri armësh konkretisht.

Banorë pranë urës së Mifolit që ndan qytetin e Fierit dhe Vlorës kanë dëgjuar breshëri automatiku, por nuk kanë arritur të konstatojnë se nga vinin.

S'KA KOMENTE