Të shtëna me armë zjarri ,dyshohet për një vajzë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri ,dyshohet për një vajzë të plagosur

272
SHPËRNDAJE

Një vajzë ka mbetur e plagosur mesditën e kësaj të shtune në Vlorë, ngjarje kjo e ndodhur pranë poliklinikës së qytetit.

Burime bëjnë me dije se policia ka arrestuar të riun që ka qëlluar më armë zjarri ndaj saj.

E reja është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.

Policia ka rrethuar zonën dhe hetimet për ngjarjen vijojnë.

Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.

Më datë 25.09.2021, rreth orës  12:05, në  vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm  të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor nDodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

S'KA KOMENTE