Të shtëna me armë , raportohet për dy të plagosur

Të shtëna me armë , raportohet për dy të plagosur

350
SHPËRNDAJE

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Mes të Shkodrës. Mësohet se dy të plagosurit janë vëllezër dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës. 

mësohet se njëri prej vëllezërve është plagosur me armë zjarri ndërsa vëllai tjetër është goditur me sende të forta. Ndërsa thuhet se edhe autori është identifikuar nga policia.

Shkodër/informacion paraprak

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

S'KA KOMENTE