Te harruar nga shteti.531 banesa te Zharrezes qe u demtuan nga shperthimet...

Te harruar nga shteti.531 banesa te Zharrezes qe u demtuan nga shperthimet e “Bankers” nuk jane demshperblyer

542
SHPËRNDAJE

 

531 banore te Zharrezes banesat e te cileve u demtuan nga shperthimet e Kompanise se naftes  “Bankers” ende nuk jane demshperblyer  .

Prej vitit 2015 ,kohe e cila  shenon demtimet dhe deri me sot ne vitin 2020 familjet e demtuara te njesise administrative Zharrez ( fshatrat Beline , Sheqishte ) nuk kane marre demshperblimin sic ju premtua.

 Kryetarja e Bashkise Patos  Rajmonda Balilaj eshte shprehur se kjo ceshtje nuk i perket Bashkise Patos por eshte objekt i shqyrtimit nga Ministria e Energjitikes .

“Ne si bashki kemi percjelle qeverise ,kerkesat e tyre  dhe per ti kthyer banoreve demshperblimin  per banesat e demtuara por nuk kemi marre asnje pergjigje apo ndonje vendimarrje “-ka thene kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balilaj

Jane rreth 531 familje qe presin te zbatohet VKMN nr.155 , date 1.3.2017 per te marre demshperblimet por edhe pse ju premtua se do ti merrnin brenda disa muajve por tashme kane kaluar disa vite dhe askush nuk kujtohet

Kane kaluar 4 vite nga shperthimet dhe 531 banoret e  Zharrzes nuk kane marre  demshperblimet  por premtime boshe

Kalvarit  te kesaj  vuajtje   i shtohen edhe jetesa e veshtire ekonomike si dhe mjedisi tejet i ndotur nga puna e kompanise qe shfrytezon nentoken ne kete zone.

Edhe  pas 4 viteve nga shperthimet e Bankers jane te dukshme gjurmet dhe pasojat e  demeve ne banesat e banoreve te Zharrez, Marinez ,Beline e Sheqishte

Banesat e banoreve e Zharrezes kerkojne nderhyrje emergjente pasi nje goditje tjeter moren edhe nga lekundjet e termetit te 26 nentorit ne Durres

S'KA KOMENTE