Te gjithe duan te ikin nga Shqiperia

Te gjithe duan te ikin nga Shqiperia

2696
SHPËRNDAJE

Të rinj që duan të largohen, te rinje te kualifikuar që kërkojnë punë jashtë, prindër që mbesin të vetmuar në pleqëri. Emigrimi po e godet fort Shqipërinë.

“Guri i rëndë në vendin e vet” duket se eshte shprehje qe nuk po vlen më për shqiptarët. Me sytë përtej kufirit, te ardhmen ata kërkojnë medoemos t’i hedhin larg Shqipërisë.

Jo vetem te rinjte por edhe personat me moshe mesatare ,madje edhe femrat po gjejne mundesi per tu larguar jo vetem nga Fieri por edhe nga Shqiperia .

Renia ekonomike , mundesite e pakta te punesimit , pagesat e uleta perballe nje tregu me cmime te larta dhe pamundesia per te perballuar kostot e jeteses detyrojne te rinjte te largohen nga ky vend.

Ne nje vezhgim ne Fier te rinjte dhe qytetaret jane shprehur se jetesa eshte bere e veshtire dhe te rinjte nuk shikojne asnje prespektive ne kete vend.

Ne intervistat e kryera me te rinjte , ata jane shprehur se po bejne perpjekje te ikin jashte . Dikush ka nje te aferm apo mik , ,dikush provon ,pasi nuk ka cfare te humbase ,te tjeret qe kane nje profesion dhe kerkojne nje jete me te mire.

Ne pyetjet drejtuar qytetareve shprehej pesimizmi dhe veshtiresite e jeteses .Dikujt  ne moshe te madhe  pyetja  si e shikon jetesen ,  i ka risjelle ne kujtese vitin 1991, dhe eshte shprehur se nese do te ishte i ri ,do te kishte ikur nga ky vend.

Mbi 900 te rinj e te reja jane rregjistruar ne ne Qendren e Kurseve Profesionale ne Fier. Shume prej tyre pergatiten jo vetem te marrin nje profesion por edhe ti pergjigjen tregut te punes ne vendet ku duan te shkojne.

Shqiptarët ikin sepse u zhgënjyen nga premtimet elektorale të qeverisë në pushtet për rritjen e punësimit, shëndetësi falas, arsim falas, etj të cilat ishin vetëm një premtim.Ikin se nuk kane as shprese tek ndonje force politike qe do te ndeyshoje situaten

Sipas të dhënave të INSTAT dhe OPEN DATA një në tre shqiptarë është në varfëri absolute dhe ekstreme. Po të hedhesh një sy në zërat e buxhetit të shtetit një përqindje të konsiderueshme zënë fondi për ndihme ekonomike qe do te thote se, nuk kanë një punë apo një të ardhme të sigurtë.

53% e familjeve në Shqipëri jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute. Rreth 10% e tyre janë në nivelin e varfërisë ekstreme dhe 15-30% e qytetarëve shqiptarë marrin ushqime me listë. 80% e familjeve kanë borxhe 2- 3 mujore tek kompanitë private të shërbimeve si të energjisë elektrike, ujit, telefonisë, strehimit etj

Mijera  refugjatë nga Shqipëria ikin për shkak të varfërisë dhe kërkojnë azil në Gjermani, “Zu-Deutsche Zietung” shkruan se po vazhdon eksodi nga Shqipëria duke theksuar se numri i emigrantëve është shtuar shumë.

S'KA KOMENTE