Të arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, nis seanca për 9...

Të arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, nis seanca për 9 të akuzuarit

782
SHPËRNDAJE

Ka nisur seanca për vlersimin e masës së sigurisë ndaj 9 personave të vënë nën akuzë, për skandalin dhe abuzimin me koncesionarin e inceneratorit të Fierit. 

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ndërsa përvecc Lefter Kokës ndaj të cili rëndon një masë sigurie për incemeratorin e Elbasanit, persoat e tjerë që do dalin përpara gjykatës per tu njohur me masën janë Pëllumb Abeshi; Azem Shateri; Florjan Muccaj; Erjon Murataj; Sabina Cenameri; Etleva Kondi; per dy të fundit spak ka kërkuar arrest shtëpie. 

Këta persona akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Gjithashtu për masë përpara gjykates do dali dhe Klodian ZOTO administratori i kompanisë koncesionare si dhe Arenc myrtezani që kreu punimet për ndërtimin e inceneratorit. 

Ndaj tyre spak ka ngritur akuzat e korrupsionit altiv të funksionarëve të lartë shtetëror e vendorë, pastrim parash.

S'KA KOMENTE