Fier-Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet burgim

Fier

Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet burgim, pas njohjes së vendimit të një gjykate greke, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Alfred Koxhaj, 41 vjeç, banues në Ballsh.

Gjykata e Apelit të Vlorës ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë, për dënimin e 41-vjeçarit, me 7 vjet burgim, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Gjendet i vetevarur 27 vjecari ne FIER

Në datë 31.10.2023, në fshatin Vajkan, Fier, është gjetur i vetëvarur, pranë banesës së tij, shtetasi A. T., 27 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. N., 26 vjeç, banues në fshatin Ruzhdie, Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe njerkut të tij, si edhe iu ka marrë me forcë një shumë parash.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  • A. M. (F)., 39 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, një shtetas;

-një shtetas 14 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi dyshohet se është konfliktuar me një shtetas 18 vjeç dhe gjatë kontrollit personal, iu gjetë një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia Fier ,12 te arrestuar dhe 8629 gjoba drejtuesve te mjeteve per shkelje te kodit rrugor

Policia Rrugore Fier

Kontrolle nga Policia Rrugore, të përqendruara në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Gjatë muajit tetor: ✅janë arrestuar 12 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur, dhe ✅janë proceduar penalisht 8 shtetas që drejtonin mjetin, pa leje drejtimi.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik, Policia Rrugore, e pajisur me mjetet e teknologjisë bashkëkohore, ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

Gjatë muajit tetor 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 8629 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 469 drejtues;

✅Janë ndëshkuar 931 drejtues mjetesh për parakalime të gabura;

✅718 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅300 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅4974 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

➡️Janë bllokuar 33 automjete për detyrime të pashlyera dhe mungesë dokumentacioni.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Deputetët e opozitës bllokojne dyert e konferencës së kryetarëve, pengojnë Çuçin të hyjë në sallë

Deputetët e opozitës kanë bllokuar dyert e sallës ku zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Të bërë gardh para dyerve, ata nuk lejojnë kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi për të hyrë në ambientet e brendshme.

“Turp të keni që na keni përjashtuar”, dëgjohet midis të tjerash në video.

Në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve pritet të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe ministri i Financave, Ervin Mete.

SPAK çon për gjykim 3 persona të lidhur me një grup kriminal

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për tre persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, grup kriminal dhe pastrim parash. SPAK ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Flori e Fredi Pali dhe Anita Adilaj.

Sipas hetimeve këta persona kanë bashkëpunuar me një grup kriminal që operonte në vendet skandinave për trafikun e kokainës.

Sipas dosjes së SPAK, Flori Pali në cilësinë e një organizatori të një grupi të strukturuar kriminal gjatë periudhës kohore Janar 2018 deri në Qershor 2019, në bashkëpunim me të pandehurit e dënuar në Mbretërinë e Norvegjisë Halit Xhini dhe Steven Cooper, si dhe të një rrjeti shpërndarësish të paidentifikuar, në mënyrë të kundërligjshme ka drejtuar trafikimin për në Norvegji, ruajtjen, shitjen dhe shpërndarjen në mënyrë të kundërligjshme në Stavanger të Norvegjisë të paktën sasinë prej 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

E akuzuara tjetër, Anita Adilaj, sipas SPAK  është e përfshirë në tregtinë e drogës në Stavanger të Norvegjisë, si dhe ka patur një rol kyç edhe sa i takon dërgimit të parave nga Norvegjia për në Shqipëri, para këto të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Norvegji nga grupi i strukturuar kriminal.

Gjithashtu ajo ka luajtur rolin e llogaritares së të dënuarit në Norvegji, bashkëjetuesit të saj Halit Xhini, në lidhje me paratë që i dërgoheshin Flori Pali dhe detyrimet që kishin ndaj tij.

Personi i tretë i akuzuar është Fredi Pali. Ai ka patur rolin e menaxhuesit të parave apo pasurive të fshehura të vëllait të tij Flori Pali, në lidhje me paratë e dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal apo shtetas të tjerë nga Norvegjia. Po ashtu, siç specifikon dosja hetimore, Fredi Pali ka kryer një rol të rëndësishëm në ciklin e qarkullimit të parasë me qëllim humbjen e gjurmëve dhe fshehjen e tyre.

Grupi parlamentar i PS-së kallëzim penal për deputetin e opozitës Bledion Nallbati

Reagimi i Bledi Çuçit:
“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.

Shpallet i pafajshëm shqiptari i dënuar me burg përjetë në Greqi

9 vjet më pas zbulohet e vërteta e vrasjes së bujshme në ishullin Kos të Greqisë, kur 54-vjeçari Jani Zoto u arrestua në shtëpinë e tij për vrasjen me thikë të 43-vjeçares Aciu Flopjca-Aurica, nga Rumania, nënë e 3 fëmijëve të mitur, me të cilën bashkëjetonte prej vitesh.Ngjarja kishte shkaktuar bujë e indinjim të opinionit publik pasi 43-vjeçarja u gjet e zhveshur në vaskë me shumë goditje me thikë në barkë, organet gjenitale dhe qafë

Sipas fqinjëve në orën 13:00 të 14 prillit 2014 dëgjuan klithma për ndihmë, ndërsa në 13:30, 54-vjeçari shqiptar doli i tmerruar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë për gruan e therur barbarisht.

Megjithëse asnjëherë nuk kishte prova të mjaftueshme për fajësinë e shqiptarit, Jani Zoto u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim.

Vetëm në prill të vitit 2023 në Gjykatën e Apelit policë grekë kishin dëshmuar për pafajësinë e shqiptarit që buronte si nga ADN i paidentifikuar në thikën dhe trupin e viktimës ashtu dhe nga fakti se 54-vjeçari kishte vetëm 5 minuta që ishte kthyer nga puna, kohë e pamjaftueshme për krimin.

Jani Zoto doli nga burgu në Prill 2023 me të drejtë kryerje dënimi në shtëpi, pa u lejuar të dalë nga Greqia.

Në korrik të po këtij viti, pas një grabitje në një dyqan në Gjermani u arrestua një pakistanez, i cili dëshmoi se është vrasësi i 43-vjeçares, fakt që u konfirmua dhe nga ADN e gjetur në vendin e krimit. Mësohet se pakistanezi në 2014-ën banonte në të njëjtin pallat me çiftin.

Thuajse një dekadë më pas 54-vjeçari shqiptar fiton pafajësinë e tij, jo nga provat e patundshme të pafajësisë, po falë drejtësisë gjermane që ka mundur të zbërthejë kriminelin pakistanez.