Taulant Balla zbulon datën kur mbahen zgjedhjet e ardhshme

Taulant Balla zbulon datën kur mbahen zgjedhjet e ardhshme

400
SHPËRNDAJE

Nga një komunikim me mediat, ku foli në lidhje me punën e Komisionit të Reformës Territoriale q♪7 do të nisë gjatë ditës së nesërme, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, u ndal dhe te puna për Reformën Zgjedhore.

Balla tha se piketat për punën që do të kryejë komisioni për reformën janë vendosur nga rekomandimet e OSBE-ODHIR, dhe nga një vendim i gjykatës kushtetuese për mënyrën e shpërndarjes së mandateve.

Sipas Ballës zgjedhjet lokale që do të mbahen në pranverën e ardhshme, nuk rrezikohen nga puna e komisionit, pasi rekomandimet lidhen kryesisht me zgjedhjet parlamentare, ku pritet për herë të parë që të realizohet dhe votimi i emigrantëve, një premtim ky i papërmbushur prej 9 vitesh nga socialistët në pushtet.

Taulant BallaUnë dua që të kuptojmë se komisioni për reformën territoriale duhet të bëjë një punë konkrete, hulumtuese për format e reja të zhvillimit  të territorit. Reformat duhen miratuar një vit përpara për të pasur kohë, në rastin e Reformës Territoriale duhet të marrë kohë, mund të biemë dakord që të bëhet një zgjatje e afateve të komisionit.  

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka si referencë kryesore rekomandimet e OSBE ODHIR, nuk duhet të harrojmë që kemi si detyrë edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e mandateve.

Anullimi i pikës 2 të nenit të ndarjes së mandateve, e bën të pavlefshme të gjithë nenin, për zgjedhjet vendore nuk kemi asnjë lloj problematike, pasi gjithçka është gati për pranverën e ardhshme. Besoj se në mes 15 Prillit -15 Majit do të kemi zgjedhjet e ardhshme lokale.

S'KA KOMENTE