Taulant Balla hyn në SPAK: Do të depozitohen prova të reja. Drejtësia...

Taulant Balla hyn në SPAK: Do të depozitohen prova të reja. Drejtësia t’i shkojë deri në fund!

196
SHPËRNDAJE

Ashtu siç e njoftoi pak orë më parë vetë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shkuar këtë pasdite në SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet, ku shihet Balla duke hyrë brenda SPAK-ut, ku siç tha vetë ai më herët, do të paraqitet për të depozituar prova të reja për privatizimin kompleksit Partizani.

Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!

S'KA KOMENTE