Tatuazhet, mosha dhe kontrolli mjekësor, 3 rregullat e reja që mund t’ju...

Tatuazhet, mosha dhe kontrolli mjekësor, 3 rregullat e reja që mund t’ju përjashtojnë nga gara për të aderuar në Policinë e Shtetit

1954
SHPËRNDAJE

Për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit tashmë kandidatët duhet të plotësojnë edhe 3 kushte të tjera, të cilat janë shtuar në rregulloren e policisë.

Personat që kanë tatuazh të dukshëm do të eleminohen nga gara për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit. 

Kushte të reja përjashtuese janë edhe moskalimi i kontrollit mjekësor apo mungesa e besueshmërisë. Gjithashtu aplikanti përjashtohet kur është përdorues droge, ka varësi nga alkooli, nuk kalon testin fizik, me shkerim dhe psikologjik, rezulton i dënuar apo deklaron të dhëna të rreme.

Gjithashtu në rregulloren e ndryshuar thuhet që vetëm personat që kanë mbushur moshën 19 vjeç dhe ata që janë nën 30 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë për t’u rekrutuar në Policinë e Shtetit.

Dokumentet që kërkohen për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit janë këto:

– Formulari i aplikimit dhe autorizimi për sigurimin e dokumentacionit
– Fotokopje e kartës së identitetit
– Dokument që vërteton përfundimin e arsimit
– Fotokopje e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”
– Certifikatë e gjendjes gjyqësore
– Certifikatë familjare
– Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria
– Raport mjeko-ligjor
-Fotokopje e librezës së punës (nëse ka)
– Dokument që provon se nuk është [ërdorues droge

Këto dokumente do të sigurohen nga policia përmes komunikimit zyrtar me strukturat përgjegjëse për lëshimin e tyre, për të evituar çdo mundësi manipulimi.

Ndërkohë do të ketë procedura lehtësimi për aplikantët që hyjnë në kategorinë e fëmijëve të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën për shkak të detyrës.

Punonjëset e policisë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë deri në moshën 1 vjeç nuk do të lejohen të kryejnë shërbim natën. Punonjëset e policisë gjatë shtatzënisë nuk do të mbajnë uniform policore.

Në rregulloren e re thuhet se efektivëve të policisë u ndalohet të shajnë qytetarët apo kolegët gjatë dhe jashtë orarit të punës.



S'KA KOMENTE