Sulmohet me thika nga dy persona, 34 vjecari mbetet i plagosur

Sulmohet me thika nga dy persona, 34 vjecari mbetet i plagosur

477
SHPËRNDAJE

Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në Yzberisht.

Mësohet se i riu është qëlluar nga dy persona të tjerë të cilët janë identifikuar si Bruno dhe Mario Basha, respektivisht 28 dhe 26-vjeç. Ndërkohë që 34-vjeçari, i cili ka mbetur i plagosur është shtetasi Valter Çela.

I plagosur ka mbetur dhe shoku i 34-vjeçarit Çela, i cili u godit me sende të forta nga Bruno dhe Mario Basha. Dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e saj teksa janë shpallur në kërkim dy autorët.

S'KA KOMENTE