Sulmohet ambasadori rus në Poloni

Sulmohet ambasadori rus në Poloni

274
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Rusisë në Poloni është sulmuar me bojë të kuqe nga protestuesit teksa nderonte ushtarët e Bashkimit Sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Turmat bërtisnin ‘fashistë’ ndaj Sergej Andrejevit derisa e rrethuan atë. Kjo vjen pas 10 javësh lufte brutale në Ukrainë.

Shumë prej tyre mbanin flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta, derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se “e keqja ka rilindur 77 vjet pasi nazistët u mundën në Evropë”.

Më 9 maj, rusët shënojnë Ditën e Fitores, apo ditën e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë ditës së sotme, presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur fjalimin e tij në Sheshin e Kuq të Moskës

S'KA KOMENTE