
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar i alarmuar, duke bërë thirrje për ndihmë urgjent,e pas raportimeve se forcat ruse kanë bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.
Në një adresim urgjent nga Kievi, në orët e para të mëngjesit të 4 marsit, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.
“Evropianë, zgjohuni ju lutem. U thoni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, tha ai.