Sulmet ajrore izraelite shkaterrojne shtepi, shkolla e spitale ne Gaza

Sulmet ajrore izraelite shkaterrojne shtepi, shkolla e spitale ne Gaza

39
SHPËRNDAJE

Shtëpitë, shkollat, institucionet mjekësore dhe ndërtesat qeveritare u rrafshuan në Gaza ndërsa sulmet ajrore izraelite vazhduan të martën, tha në një deklaratë Ministria Palestineze e Informacionit.

Ndërtesat janë të shkatërruara plotësisht. Plot 168 ndërtesa, duke përfshirë 1009 njësi banimi. Ndërsa pjesërisht të shkatërruara janë 12,630 njësi banimi.

Institucionet mjekësore u përfshinë nga 10 bombardime, ndër ta edhe shtatë spitale. Po ashtu 12 autoambulanca janë shenjestruar drejtpërdrejt.

48 shkolla janë të shkatërruara plotësisht. Gjithashtu edhe ndërtesa qeveritare janë shkatërruar 23.

Pesë personel mjekësor dhe shtatë gazetarë u vranë, dhe njerëzit e zhvendosur në Gaza tani po strehohen në 70 qendra për shkak të sulmeve ajrore të vazhdueshme, thuhet në deklaratë.

Pasojat e sulmeve ajrore hakmarrëse të Izraelit në Gaza pas sulmeve të paprecedentë nga Hamasi këtë fundjavë mund të shihen në imazhet e reja satelitore të kapura të martën nga teknologjitë Maxar.

S'KA KOMENTE