Subashi: Te ndalet ndotja e lumit Gjanica nga kompanite e naftes

Subashi: Te ndalet ndotja e lumit Gjanica nga kompanite e naftes

1010
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ne nje prononcim per mediat teksa ka dhene lajmin e mire ne perfundimin e projektit te fazes se trete te projeektit per rehabilitimin e lumit Gjanica ne nje gjatesi prej 1 km eshte shprehur per mirembajtjen e ketij investimi te rendesishem per qytetin. Subashi ka vendosur theksin tek ndotja e lumit Gjanica nga kompanite prodhuese dhe perpunuese te naftes qe derdhin mbetjet ne kete lume duke kerkuar ndaljen e kesaj katastrofe mjedisore. Ne perfundim te fazes se trete qe pritet te financohet ne vitin ne vijim nga qeveria shqiptare edhe kompanite e naftes duhet te nisin qe tani permiresimin e teknologjise dhe ndaljen e derdhjeve ne kete lum. Kryebashkiaku Subashi eshte shprehur se ne fund te fazes se trete e ghithe pjesa e lumit qe pershkon qytetin ne 5 km do rehabilitohet ndersa qe tani institucionet pergjegjese duhet te ushtrojne detyren dhe zbatimin e ligjit per ndaljen e ndotjes nga kompanite e naftes . Te gjithe jemi deshmimtare te kesaj ndotje ndaj dhe leto institucione duhet te detyrojne kompanite ,te ndalin ndotjen.

S'KA KOMENTE