Stuhia ne Mallakaster shkul rrenjet e ullirit, deme te shumta tek fermeret

Stuhia ne Mallakaster shkul rrenjet e ullirit, deme te shumta tek fermeret

683
SHPËRNDAJE

Kane mjaftuar vetem 15 minuta stuhi e pazakonte ne fshatin Kalenje te Mallakastres qe dhjetra rrenje ullinj te shkulen nga rrenjet dhe cati shtepish te shkaterrohen.
Banoret tregojne se nje stuhi e tille nuk ka ndodhur kurre ne zonen e tyre. Sipas tyre stuhia u perqendrua ne lagjen Paja ku dhe demet ishin me te medha. Nuk u besonim syve thone te shokuar banoret.

Ullinjve shekullore dhe atyre 30- vjecare u thyheshin deget dhe shkuleshin nga rrenjet ndersa tjegullat e cative fluturonin gjithandej. Fatmiresisht ndodhi pasdite thone ata , kohe ne te cilen banoret ndodhen ne shtepite e tyre , pasi stuhia mund te kishte demtuar edhe njerez.

Banoret pohojne gjithashtu se ne terren nuk ka dal asnje grup verifikimi per te pare nga afer demet teksa shprehen mosbesues per demshperblime pasi sipas tyre Kalenja eshte nje fshat i lene teresisht ne harresen e investimeve. Perballe kesaj situate ata apelojne njezeri per ndihme nga shteti pasi ndihen te braktisur dhe te lene ne meshire te fatit.

S'KA KOMENTE