Stuhia “Ballos” godet rëndë Greqinë, shënohet viktima e parë

Stuhia “Ballos” godet rëndë Greqinë, shënohet viktima e parë

456
SHPËRNDAJE

Një bari 69-vjeçar në Evia, Greqi ka humbur jetën për shkak të përmbytjeve që kanë mbërthyer vendin prej disa ditësh. Alarmi për zhdukjen e tij u dha pasi makina e tij u gjet e braktisur ku pas disa orësh trupi i tij u gjet në zonë e Mesochoria, shumë larg saj. Pak më parë, u gjetën pjesë të makinës në të cilën ai hipte. Në veçanti, u gjet dera dhe pjesët e tjera që tregojnë se automjeti është shkatërruar plotësisht.

Rrugët u përmbytën dhe pemët u rrëzuan në Atikë nga stuhia e mesditës së sotme, ndërsa shumë rrugë dhe lokale u mbyllën në Halkidiki, Kilkis, Pieria, Ilia dhe Korfuz. Moti i keq “Ballos” nuk do të kalojë thjeshtë, pasi priten stuhi të tjera në disa pjesë të Greqisë, Maqedonisë Qendrore, Egjeut dhe Shqipërisë. Ekziston mundësia e breshërit në Egje dhe Jon si dhe në zonat bregdetare të Peloponezit dhe Halkidiki.

S'KA KOMENTE