Studimi:COVID-19 – Antitrupat zgjasin për të paktën 9 muaj

Studimi:COVID-19 – Antitrupat zgjasin për të paktën 9 muaj

113
SHPËRNDAJE

Antitrupat kundër COVID-19 zgjasin të paktën nëntë muaj pas infektimit, sipas Imperial College të Londrës dhe Universitetit të Padova-s.

“Pjesa më e madhe e infeksioneve SARS-CoV-2 zhvillojnë antitrupa”, sipas hulumtimit, i botuar sot në revistën “Nature Communications”.

“Nivelet e antitrupave mbeten të larta, pavarësisht nëse personi i infektuar ka zhvilluar ose jo simptoma të COVID-19”, zbuluan studiuesit, pasi testuan pacientët në Italinë veriore, një nga rajonet më të goditura në fillim të pandemisë.

Shumica e vlerësimeve, përfshirë prodhuesit, sugjerojnë se vaksinat antiCOVID-19 japin të paktën gjashtë deri në tetë muaj imunitet ndaj varianteve të vjetra, megjithëse hulumtimi i Universitetit të Uashingtonit, i botuar muajin e kaluar nga “Nature” sugjeroi se imuniteti mund të ishte “i qëndrueshëm”, në varësi të vaksinës së përdorur.

“Ne duhet të vazhdojmë të monitorojmë qëndrueshmërinë e antitrupave për periudha më të gjata kohore”, paralajmëroi Enrico Lavezzo nga Universiteti i Padova-s.

Testet e ekipit shkencor sugjeruan një probabilitet një në katër të infeksioneve, që përhapen brenda familjeve dhe se rreth 80 % e transmetimeve mund të gjurmohen në vetëm 20 % të infeksioneve./ /ervo/

S'KA KOMENTE