Studimi: Pas gjashtë muajsh vaksina kineze humb efektivitetin?

Studimi: Pas gjashtë muajsh vaksina kineze humb efektivitetin?

104
SHPËRNDAJE

Antitrupat e krijuar nga vaksina kineze Sinovac për COVID-19 bien nën nivelin kritik, rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë për shumicën e të vaskinuarve, megjithatë një dozë e tretë përforcuese mund të ketë një efekt të fortë mbrojtës, sipas një studimi laboratorik.

Studiuesit kinezë raportuan gjetjet nga një studim i mostrave të gjakut nga të rritur të shëndetshëm të moshës midis 18 deri në 59 në një studim të botuar të dielën. Për pjesëmarrësit që kishin marrë dy doza, me interval dy ose katër javëshe , vetëm 16.9% dhe 35.2% respektivisht vazhdonin të kishin nivel antitrupash, mbi minimumin e duhur gjashtë muaj pas dozës së dytë, thotë studimi.

Përfundimet u bazuan në të dhënat nga dy grupe që përfshinin më shumë se 50 pjesëmarrës secili. Doza e tretë iu dha 540 pjesëmarrësve në studim. Për ata që morrën dozën e tretë, rreth gjashtë muaj pas së dytës, nivelet e antitrupave neutralizues pas 28 ditësh ishin rritur rreth 3-5 herë nga nivelet e diktuare katër javë pas dozës së dytë, sipas studimit.

S'KA KOMENTE