Studimi i Akademisë së Shkencave: Pjesa më e madhe janë imunizuar në...

Studimi i Akademisë së Shkencave: Pjesa më e madhe janë imunizuar në mënyrë natyrore, ja ku ka qenë zona më e madhe e infeksionit

105
SHPËRNDAJE

Akademia e Shkencave ka prezantuar ditën e sotme studimin e bërë lidhr me imunizimin e popullsisë shqiptare sa i përket pandemisë së Covid-19. Më poshtë është paraqitur niveli i seropositivitetit (Niveli i pozitivitetit të anti-trupave në trupin e njeriut për të luftuar virusin).

Nga grafikët e publikuar, vihet re se në studimin e bërë për një numër të caktuar të qytetarëve, shifrat janë si më poshtë sa i përket antitrupave në 3 valë të ndryshme të Covid-19:

Pra deri në Qershor të vitit 2020, niveli i imunizimit me antitrupa ka qenë 7.50%, në dhjetor të vitit 2020 niveli i imunizimit ka qenë 48.20%. Ndërsa në muajin korrik të vitit 2021, imunizmi ka arritur deri në 73.30%.

Përsa i përket mënyrës së infektimit të këtyre personave që tashmë janë imunizuar, pjesa më e madhe e imunizimeve vjen si pasojë e infeksionit me virus dhe krijimi i anti-trupave natyrorë. Pra 34% e personave kanë arritur imunizimin si pasojë e infektimit me virus. Ndërsa 29% prej tyre e kanë arritur imunizimin duke u vaksinuar.

Sa i përket numri të lartë të personave pozitivë me Covid-19, përqindja më e lartë rezulton të jetë në zonën e 21 Dhjetorit brenda qytetit të Tiranës.

Ndërsa gjatë konferencës të mbajtur për mediat, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi bër ithirrje që të mos përhapeshin dezinformime që mund të ndikojnë për keq tek qytetarët dhe si pasojë të dëmtojë procesin e imunizimit të gjithë popullsisë.

S'KA KOMENTE