Studenti i Mjekësisë pëson atak, humb jetën pak para provimit

Studenti i Mjekësisë pëson atak, humb jetën pak para provimit

211
SHPËRNDAJE

Leutrim Gjini, 23-vjeçar nga Suhareka, studenti i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka vdekur pas një ataku në zemër, pak minuta para se të hynte në provim.

Vdekjen e 23-vjeçarit L.GJ. e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Myrvete Paçarada. Në një prononcim për Insajderin, Paçarada ka thënë se studenti 23-vjeçar kishte pësuar atak kardiak disa momente para se të futej në provim tek lënda e Gjinekologjisë.

Paçarada ka thënë se studenti nga Suhareka ndërroi jetë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pas rreth dhjetë orësh trajtim nga mjekët.

“Tërë pasditen ka qëndru në repartin e Kardiologjisë, ata kanë punu rreth 10 orë pasi ka ardhur deri te pëlcitja e aortës abdominale”, ka thënë Paqarada.

Kardiokirurgu Leonard Bytyqi ka treguar se përpjepjekjet për mbajtjen në jetë të të riut nga Suhareka kanë zgjatur me orë. “Është shumë e vështirë, t’i thuash lamtumirë një djaloshi 23 vjecar L.Gjini, dikuj që do të bëhej shpejt kolegu ynë, e të përshëndetesh në të tillë mënyrë, mes lotësh dhe gjakut”.

“10 orë përpjekje, 10 orë operim, 10 orë luftë , një ushtri e madhe e Kardiokirurgjisë dhe jo vetëm, kundër natyrës, për ta kthyer sërish atë zemër të re në jetë. Kësaj radhe, e pamundura s’u bë dot e mundur”, ka shkruar Bytyqi në faqen e tij në facebook.

“Për ne është humbje shumë e madhe, e dhimbshme, për mu është kujdestaria më e mërzitshme, deri më sot”.

“Ngushëllime për familjarët dhe të gjithë tjerët, zoti e mëshiroftë, këtë engjull, që fati ia ktheu shpinën”, ka shkruar ky mjek.

Për ndarjen nga jeta të studentit L.GJ kanë reaguar edhe të afërm dhe miq të 23-vjeçarit L.GJ.

Mësimdhënësja nga Suhareka, Edona Morina-Bytyqi, e cila e kishte pasur nxënës 23-vjeçarin në shkollë të mesme, ka thënë se L.GJ. ishte djali i vetëm i familjes.

“Sot mora një lajm shumë trishtues e të dhimbshëm për ikjen nga kjo botë të një lule të rinisë ish-nxënësi im L.GJ, djalë i vetëm i familjes, student shembullor i Fakultetit të Mjeksisë”, ka thënë ish-mësimdhënësja e 23-vjeçarit.

S'KA KOMENTE