U hutua pas Inter-Napoli, policia arreston bosin e Kamorrës

U hutua pas Inter-Napoli, policia arreston bosin e Kamorrës

41
SHPËRNDAJE

Hapi portën e vilës së tij pa e menduar gjatë se pas saj qëndronin policët që kishin marrë një mandat arresti. Bëhet fjalë për një prej bosëve të Camorras, Roberto Manganiello, i cili nuk arriti të largohej në kohë pasi nbdodhej përpara televizorit për të ndjekur ndeshjen Inter-Napoli.  Ngjarja ndodhi në zonën e Casertas ku bosi i mafias lokale hapi personalisht derën për të marrë picat e porositura por e pa veten në pranga. 34-vjeçari, pjesë e klanit Marino është një tifoz shumë i lidhur me Napolin, por prej shumë vitesh ai ishte një prej njerëzve më të kërkuar në Itali dhe policia, duke përfituar nga fakti se të shtunën në mbrëmje Napoli luante në Milano, hartoi planin për ta prangosur pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes pasi vëmendja e tij do të ishte e përqëndruar pikërisht te sfida. Manganiello ndodhej në shtëpi në shoqërinë e të fejuarës dhe nuk bëri aspak rezistencë. Këtë herë, Napoli i tij e tradhëtoi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.