Tjetër përplasje e huliganëve me forcat e policisë në Marsejë

Tjetër përplasje e huliganëve me forcat e policisë në Marsejë

66
SHPËRNDAJE

Përplasje të reja u zhvilluan mes policisë franceze dhe huliganëve anglezë në portin e vjetër të Marsejës, ku mbrëmjen e të shtunës u luajt ndeshja Angli-Rusi.

Dhjetëra tifozë kanë goditur me shishe dhe gurë forcat e rendit duke detyruar policinë që të përdorë gaz lotsjellës.

Sipas burimeve policore në Marsejë, 6 persona janë plagosur dhe 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që të plagosurit në gjendje të rëndë janë njëri rus dhe tjetri anglez.

Autoritete të spitalit, ku janë shtruar për kurim dy personat në fjalë, theksojnë se shtetasi rus ka pësuar gjithashtu një atak kardiak të rëndë dhe është në rrezik për jetën, kurse gjendja shëndetësore e britanikut mbetet serioze, por jashtë rrezikut.

Ministri francez i Sportit, Patrick Kanner, e kishte cilësuar ndeshjen Angli-Rusi si një ndër më të rrezikshmet dhe, përveç kësaj sfide të vlefshme për grupin B, me nivel të lartë rrezikshmërie ai konsideroi gjithashtu ndeshjet Turqi-Kroaci (grupi D), Gjermani-Poloni (grupi C), Angli-Uells (grupi B) dhe Ukrainë-Poloni (grupi C).

Sakaq, në Marsejë, Rusia arriti të barazojë me vështirësi kundër Anglisë në minutat shtesë me rezultatin 1-1.

Ndeshja u zhvillua në Stadiumin “Velodrome”, që ka një kapacitet prej 67.000 vendesh, ku Eric Dier zhbllokoi rezultatin me një goditje dënimi të përkryer në minutën e 73-të dhe Vasili Berezutski barazoi për Rusinë në minutën 90+2.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.