Ski ne lartësitë e Pirenejve

Ski ne lartësitë e Pirenejve

38
SHPËRNDAJE

Të konsideruar si skiatorët dhe snoubordistët më të mirë në botë, dje bënë udhëtimin e tyre pa pistë skiimi në një nga malet e Andorran Pyrenees. Kjo është gara e parë në botë e kësaj natyre kurse as kushtet e borës nuk ishin të mira. Mungesa e kushteve dhe pistës e bënte garën të rrezikshme dhe sidomos fakti që pjesa më e madhe e këtij mali është me gurë.
Në kategorinë e skiatorëve meshkuj, Kristoffer Turdell nga Suedia siguroi fitoren me 90.50 pikë.

“Unë fitova garën e parë në botë të skiimit të lirë praj jam shumë i lumtur. Nuk e prisja këtë por bëra ca lëvizje shumë të vështira dhe arrita ti menaxhoj shumë mirë”, u shpreh Kristoffer Turdell, fituesi me ski.

Konkursi për snoubord u fitua nga britaniku Sasha Hamn.

“Për herë të parë në jetën time jam fituesi, nuk jam më në vendin e dytë ose të tretë apo të katërt. Jam shumë i lumtur”, tha Sasha Hamm, sfituesi me snoëbord.

Zvicranja Estelle Balet mori vendin e parë me snoubord për femra. Ajo u shpreh e lumtur me performancën e saj.

“Mbarova e para, jam shumë e lumtur. Është gara e parë e këtij sezoni që marr vendin e parë”, tha Estelle Balet.

Pavarësisht rrezikut të garës, ajo mbaroi me sukses dhe asnjë nga konkurrentët nuk pësoi lëndime, për më tepër, ata thanë që ishte argëtuese.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.