Skenderbeu kampion i Shqiperise

Skenderbeu kampion i Shqiperise

51
SHPËRNDAJE

Në Vlorë Skënderbeu bëri detyrën dhe mposhti Flamurtarin vendas me rezultatin 0-2, ndërsa në Tiranë, Partizani, ndoshta edhe nga lajmet që mbërrinin nga Vlora, lëshon terren dhe nga 1-0 humbet 1-2 në fund me Teutën.

Korçarët treguan që në minutat e para të ndeshjes që nuk kishin ndërmend të bëjnë ‘dhuratë’ për Partizanit dhe në minutën e ‘8 Latifi shënon golin e avantazhit.

partizani--fitusi-i-vendit-te-dyte-(1)Në Tiranë, Partizani iu përgjigj me Sukajn në minutën e ’36, që kaloi “të kuqtë” në avantazh dhe zhvendosi vëmendjen e tifozëve në Vlorë, në pritje të suprizës së Flamurtarit, që luante pa asnjë objektiv në këtë ndeshje.

Por, në Vlorë lajmet e mbërritura nuk ishin ato të pritura nga tifozët e Partizanit. Në minutën e ’51, Plaku shënon golin e dytë, që i jep më shumë siguri dhe qetësi në lojë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në kryeqytet durrsakët heshtën “Qemal Stafën”, kur gjetën golin e barazimit me anë të Lamçjas në minutën e 73-të dhe jo gjithçka do të mbaronte këtu, pasi “Djemtë e Detit” gjetën golin e dytë në minutat shtesë të takimit.

partizani--fitusi-i-vendit-te-dyte-(2)Kaq ishte deri në fund! Asnjë surprizë dhe fërshëllima përfundimtare e kampionatit i dha titullin e gjashtë radhazi Skënderbeut, të shtatin në histori, ndërsa për Partizanin ‘etja’ për titullin që mungon prej 23 vitesh, vazhdon të mbetet e pashuar.

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.