“Rusi 2018”, Kosova në një grup me Kroacinë? UEFA ngre komisionin special

“Rusi 2018”, Kosova në një grup me Kroacinë? UEFA ngre komisionin special

53
SHPËRNDAJE

Komiteti Ekzekutiv i Unionit Europian të Federatave të Futbollit (UEFA) ka vendosur këtë të mërkurë ngritjen e një komisioni special për të zgjidhur çështjen e pjesëmarrjes së Kosovës dhe Gjibraltarit në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Lajmi është bërë i ditur nga vet zv.presidenti i UEFA-s, Grigoriy Surkis, teksa ka folur gjatë ditës së sotme për median ruse “TASS”. Komiteti Ekzekutiv do të zhvillojë këtë të mërkurë një sesion në qytetin veriperëndimor të Zvicrës, Bazel.

“Vendimi në lidhje me pjesëmarrjen e mundshme të Kosovës dhe Gjibraltarit në ndeshjet kualifikuese për Botërorin e 2018-s nuk është marrë ende”, tha Surkis. “Ne thjesht kemi ngritur një komision special për ta shqyrtuar këtë çështje”.

Federatat e Futbollit të Kosovës dhe Gjibraltarit fituan të drejtën e anëtarësimit me të drejta të plota në FIFA javën e kaluar, gjatë Kongresit të zhvilluar në Meksiko Siti të Meksikës.

E duke ditur që vendimi ende nuk është marrë, le të shqyrtojmë të gjitha mundësitë se ku mund të përfshihet Kosova në kualifikueset e Botërorit të ardhshëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.