Rosberg fiton çmimin e madh të Bahrenit

Rosberg fiton çmimin e madh të Bahrenit

31
SHPËRNDAJE

Fitorja e dytë sezonale në po kaq gara për pilotin gjerman të Mercedes, Nico Rosberg, që sot triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Bahrein, duke udhëhequr renditjen e Formula 1 me 50 pikë të plota.

Një garë e komanduar dhe fituar me meritë nga Rosberg, që e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë Botëror të Formula 1. Ai u “ndihmua” në këtë fitore edhe nga fati i keq që patën dy rivalët e tij kryesorë për titull.

Vettel me Ferrari u tërhoq pa nisur ende gara, pasi i shpërtheu motori në xhiron e formatimit, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Hamilton, ishte viktimë e një aksidenti me Bottas në start.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.