Rio 2016-Andy Murray do të mbajë flamurin e Britanisë së Madhe

Rio 2016-Andy Murray do të mbajë flamurin e Britanisë së Madhe

53
SHPËRNDAJE

Murray, fitues i medaljes së artë në Londër katër vjet më parë, ka “mundur” konkurrencën e Sir Bradley Wiggins, çiklist, i cili në Lojëra ka fituar tetë medalje (4 të arta).

Tenisti skocez, Andy Murray, do të mbajë flamurin e Britanisë së Madhe në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Rio 2016, të premten në stadiumin Maracanà.

“Jam shumë i nderuar që jam përzgjedhur si mbajtës i flamurit, deklaroi 29-vjecari nga Glasgow. Të përfaqësosh vendin në Olimpiadë është një përvojë e papërsëritshme, por të udhëheqësh skuadrën është një nder i jashtëzakonshëm, më i madhi në sport”.

Murray, fitues i medaljes së artë në Londër katër vjet më parë, ka “mundur” konkurrencën e Sir Bradley Wiggins, çiklist, i cili në Lojëra ka fituar tetë medalje (4 të arta).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.