Rezidenca e “Kuq e Zi”

Rezidenca e “Kuq e Zi”

54
SHPËRNDAJE

Elegancë dhe qetësi

Në zemër të bregut Pink Granite dhe përballë Arkipelagut të Shtatë Ishujve , L’Agapa është vendi i parë dhe kryesor ku cdo gjë bëhet për ti dhënë prioritet magjisë së peisazhit : dekori bimor , plazhet e bukura ranore , rezervat natyrore dhe vendi i mbrojtur për zogjtw detarw.

Një ish hotel në vitet 1930, L’Agapa dhe dy vilat që e rrethojnë , La Desirade dhe L’Eden Roc, unifikohen në prestigj , elegancë, harmoni dhe ekuilibër.

Arkitektura e hotelit ështe e frymëzuar nga pasuria e mjedisit të Breton – një përzierje e stërkalave të detit dhe granitit rozë- dhe me materiale moderne si xhami dhe celiku. Dekori artistic dhe stili bashkëkohor janë thurrur me elegancën, dekorin dhe të shoqëruara me teknologji të reja të avancuara.

Prioritetet e L’Agapo qëndrojnë në cilësinë e shërbimit dhe mikpritjen e miqve , sigurimin e komoditetit dhe mirëqënies dhe të gjitha të theksuara mbi aspektin njerëzor.

Zona perreth

Zbulime dhe Vërtetësi

Zhytuni në zemrën e bregut Pink Granite , i cili ju ofron një panorame detare të mrekullueshme dhe të mahnitshme , ecje dhe vizita surprizë.

Perross-Guirec , është një vend natyror i mbrojtur me bukuri të rralla, që zbulon peisazhin sublim dhe të mrekullueshëm. Shëmbinjtë graniti ngjyrë rozë , të gdhendur nga era dhe dallgët , kufizojnë tokën dhe detin. Shijojini keto pamje nga ‘Sentier des Douaniers’ ( shtegu I doganierëve). Trashigimia fetare do t’ju drejtojë drejt tempullit të Notre-Dame de la Clarte, kishës Saint-Jacques dhe vendit të lutjeve Saint-Guirec.

Disa vende të tjera do t’ju tërheqin vemendjen… Ploumanac është një tjetër vend natyror , bëni një ndalesë në ‘maison du littoral’’ për të shijuar florën , faunën dhe gjeologjinë. Arkipelagu I Shtatë Ishujve është rezerva natyrore më e madhe për zogjtë detarë në Francë. Tregastel rrethohet nga mbi 10 plazhe ranore, det i kaltër , një akuarium detar dhe një mulli ekologjik që vihet në punë nga batica dhe zbatica , që daton që në shekullin e 18-të. Pleumeur-Bodou dhe Trebeurden ja vlen të vizitohen për plazhet dhe shtigjet bregdetare.

Amatorë të sporteve detare dhe sërfit do të ngazellehen se do të gjejnë atë cfare kërkojnë në plazhin Trestraou në buzë të L’Agapa.

Ekipit i L’Agapa do t’ju shoqërojë për aktivitetet në natyrë , në funksion të shijeve dhe dëshirave tuaja , për ta bërë qëndrimin me ne , një moment privilegji.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.